Korçë, 20 dhjetor NOA - Tre persona janë arrestuar sot në Korçë për ushtrim të pa liçensuar valutor.
Lefter Seitllari, 42-vjeç, Arjan Seitllari 42-vjeç dhe Nesti Buzo 43-vjeç u ndaluan nga policia pasi u kapën në kushtet e flagrancës duke kryer aktivitet të jashtëligjshëm, për veprën penale të "Ushtrim i pa liçensuar valuator".
Burime nga policia e Korçës thanë se në cilësinë e provës materiale tre të arrestuarve u janë sekuestruar, 676 300 lekë Shqiptare, 870 Euro, 76 Dollarë Amerikanë, 4 440 Dinarë Maqedonas, si dhe dy copë makina llogaritësë.
k.k/NOA
Â