English

Nën kërkim ndërkombëtar, arrestohet belgu në një OJQ në Prishtinë

Prishtinë, 20 Dhjetor NOA - Një shtetas belg që punonte zyrtar OJQ-je në Prishtinë, është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimet se është i kërkuar ndërkombëtar, informon korrespondenti i agjencisë NOA. Hetuesit nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës kanë pohuar për agjencinë NOA se kanë arrestuar dje shtetasin belg 29-vjeçar, me inicialet P.V.

Personi i dyshuar është ndaluar në një OJQ në Prishtinë ku edhe ishte duke punuar. Zyrtarët policorë pasi kishin identifikuar të dyshuarin, e kanë arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet belge për disa vepra penale që dyshohet të jenë kryer në Belgjikë.

Autoritetet kosovare pohuan se janë në pritje të dokumentacionit plotësues për këtë rast nga ana e autoriteteve belge, dokumentacion i cili duhet t'i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës për procedurat e ekstradimit të shtetasve të huaj siç është e paraparë në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të republikës së Kosovës.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE