English

Përnaska apel Ramës: Sqaro praktikat korruptive me trojet e Tiranës

Tiranë, 20 dhjetor NOA - Deputetja e Partisë Demkotratike, Lajla Përnaska ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edia Rama të sqarojë aktet dhe praktikat, sipas saj korruptive, me trojet e qytetit.

"Si deputete e Qarkut të Tiranës, i bëj një apel kryetarit të bashkisë, Z.Rama, të sqarojë aktet dhe praktikat e tij korruptive me trojet në qytetin tonë. Është denoncuar tashmë publikisht, abuzimi i rëndë me çmimin e truallit në të dy anët e Bulevardit të madh të kryeqytetit, në njerën anë të të cilit, rreth hotel Dajtit, çmimi i truallit është vlerësuar me 1500Euro/m2 dhe e miratuar kjo shifër nga bashkia, ndërkohë që trualli përballë, i lulishtes së Taivanit, bashkëpronarit të Ramës, është vlerësuar me 97Euro/m2.

Zoti Rama, përse ky standard i dyfishtë në koston e trojeve, në të njëjtin vend, në zemër të Tiranës?" deklaroi Përnaska. Sipas deputetes demokrate, PD do të vazhdojë të zbardhë dhe të kërkojë çdo sqarim për çdo rast korrupsioni, apo megakorrupsini mëshiruar sipas saj tashmë në bashkinë e kryeqytetit, për t'i thënë ndal gllabërimit të trojeve të privatëve, pronarëve, vendalinjve, trojeve publike, për t'i rikthyer Tiranës dhe qytetarëve të saj, dinjitetin e nëpërkëmbur.

k.k/NOA

KOMENTE