Itali, 20 dhjetor NOA - Ka qenë Genoa - Bari ndeshja që do të hapte javën e 17 të kampionatit Italian të Seria A.
Por kjo ndeshje nuk u luajt, kjo si arsye e kushteve jo të përshtatshme të fushës së lojës si rrjedhojë e borës dhe kushteve klimaterike jo adapte për të zhvilluar një lojë futbolli. Vendimi për shtyrjen e ndeshjes u mor që para fillimit të ndeshjes ku teknikët përkatës për këtë çështje dhanë një mendim negativ për zhvillim e lojës dhe tashmë po pritet që të vendoset data për të parë këtë ndeshje.
Po e njëjta gjë ka ndodhur dhe me tre sfida të tjera të kampionatit Italian të cilat janë shtyrë për arsye të motit të keq ku dhe këto si ndeshja Genoa - Bari do të luhen në një datë tjetër. Tre sfidat e tjera që plotësojnë listën e ndeshjeve të shtyra këtë javë janë: Fiorentina - Milan, Bologna - Atalanta, Udineze - Cagliari .
r.b/NOA