English

Shumë pasagjerë treni janë bllokuar në tunelin që lidh Britaninë me Francën

Paris, 20 Dhjetor NOA - Një numër i madh qytetarësh britanikë dhe francezë kanë mbetur të bllokuar në disa trena të cilët po udhëtonin në tunelin nënujor që bashkon Francën me Britaninë e Madhe. Mediat e dy vendeve raportojnë se është dita e dytë radhazi që mbi 2 000 vetë gjenden të bllokuar brenda trenave në tunel dhe nuk është realizuar rinisja e udhëtimit, për shkak të ngricave që kanë pësuar shinat.

Agjencia hekurudhore Eurostar konfirmoi zyrtarisht se katër trena janë ndalur dhe bllokuar në tunelin nën det ndërmjet Britanisë dhe Francës dhe shtoi se shkaqet janë të ndërlidhura me motin e ftohtë.

"Dallimi i temperaturave të jashtme dhe i atyre në tunel, qartazi, kanë shkaktuar ndaljen e trenave", - citon BBC një operator të trenit Eurostar. Ai shtoi se bllokimi erdhi dhe për shkak të ngrirjes së shumë aparaturave elektrike për shkak të motit të keq.

Eurostar tha se disa qindra pasagjerë janë evakuuar kurse konfirmoi se tuneli tashmë është i mbyllur pa afat. Kështu, shumë njerëzve, që kanë planifikuar përdorimin e tunelit ndërmjet Francës e Britanisë, iu kanë prishur planet.

Kurse në katër trenat që ende gjenden të bllokuar në mes të tunelit nënujor, udhëtarët janë irritura pasi siç pohuan kishin mbetur për dy ditë me radhë pa energji elektrike, pa ajër të kondicionuar dhe pa ushqim dhe ujë të mjaftueshëm.

Disa të tjerë u ankuan që udhëtimi tyre nga Parisi për në Bruksel kishte zgjatur 15 orë, nga dy orë që zgjat zakonisht. Eurostar njoftoi se katër trena kishin mbetur të bllokuar për shkak të ngricave, por edhe për shkak të ngrirjes së shumë aparaturave elektrike për shkak të motit të keq.

e.r/NOA

KOMENTE