English

Skandal, kapet në flagrancë një shqiptar duke përdhunuar të bijën

Frosinone, 20 Dhjetor NOA - Ngjarje e rëndë është zbuluar në Itali ku një shqiptar 37 vjeçar abuzonte seksualisht me të bijën. I dyshuari u arrestua pasi u kap në flagrancë nga karabinierët e lokalitetit Frosinone në Itali, pas sinjaleve që morën në rrugë operative, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi në Boville Ernica është një provincë e Frosinones ku shqiptari së bashku me të shoqen dhe fëmijët tij kishte kohë që jetonte si familje emigrante me leje të rregullt qëndrimi.

"Shtetasi shqiptar u kap në flagrancë ndërkohë që po abuzonte me të bijën e cila ishte vetëm 15 vjeçe", - citohet policia lokale e cila nuk dha identitetin e të dyshuarit.

Sipas policisë gjithçka kishte ndodhur paraditen e sotme, në momentin që e shoqja kishte dalë për të shkuar në punë ndërsa ai kishte rrugën e lirë për të bërë këtë xhest të shëmtuar. Për 37 vjeçarin nuk ishte hera e parë që bënte një gjë të tillë pasi sipas burimeve të policisë ai kishte rreth 3 vjet që abuzonte me të bijën e mitur.

Policia pasi ka arrestuar 37 vjeçarin tha se ai do të përballet me akuzën e abuzimit seksual ndaj të miturve dhe gjatë ditëve të para të javës së ardhshme pritet të merret masa e sigurisë në gjykatën lokale.

r.b/NOAÂ Â

KOMENTE