English

Surpriza në Angli, në Spanjë fiton Real i Madridit

Tiranë, 20 Dhjetor NOA - Ka qenë një javë me surpriza kjo për dy ekipet në krye të kampionatit anglez ku sot në derbin e Londrës, Çelsi arriti të merrte vetëm një barazim me West Hamin e teknikut Italian Zola.

Golat u shënuan të dy në penallti ku për West Ham shënoi Diamanti që në pjesën e parë, ndërsa për ekipin e teknikut tjetër italian Ançeloti shënoi në pjesën e dytë po me penallti Frenk Lampard.

Ky rezultat bën të mundur që Çelsi të largohet me 4 pikë nga vendi i dytë pasi Manchester United u mund 3 me 0 me Fulham.

Humbje e cila i kushtoi rëndë ekipit të Ferguson, por kjo erdhi dhe si rrjedhojë e mungesës së mbrojtësve kryesor të United.

Ndërsa në Spanjë Reali i Madritit ka shkatërruar Zragosën duke e mundur atë me rezultatin e thellë 6 me 0.

Një fitore e rëndësishme kjo për madrilenët të cilët kështu i afrohen Barcelonës me 2 pikë. Golat për Realin u shënuan nga Higuain dhe Van Der Vaart me një dopietë për secilin dhe nga një gol për Ronaldon dhe Benzeman.

Për sa i përket sfidave të tjera spikat fitorja e Getafes me rezultatin 2 me 1 në fushën e Siviglias.

r.b/NOA

KOMENTE