English

Turqia kërkon nga BE, liberalizimin e vizave për qytetarët e saj

Ankara, 20 Dhjetor NOA/DW - Turqia ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të hiqet detyrimi i marrjes së vizave për qytetarët e saj që udhëtojnë për në vendet e BE-së. "Është e papranueshme që detyrimi i vizave u hoq për vende të përcaktuara të Ballkanit", - kritikoi ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu.

Këto vende nuk kanë përparuar për anëtarësim në BE aq sa Turqia, - tha ai më tej. Davutoglu reagoi ndaj vendimit që më parë BE kishte marrë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilët prej ditës së shtunë mund të udhëtojnë pa vizë në të ashtuquajturën zona-Shengen.

Kjo zonë përfshin gati të gjitha vendet e BE-së, si dhe Islandën, Norvegjinë dhe Zvicrën. Â

KOMENTE