English

Vizat, Bushati: Berisha t'u kërkojë falje shqiptarëve

Tiranë, 20 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, doli sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i bëri thirrje kryeministrit, Sali Berisha tu kërkojë falje shqiptarëve për dështimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

"Shqipëria mbeti e fundit në procesin e liberalizimit të vizave për shkak të dështimit të përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian, kritere këto të njëjta për 5 vendet të rajonit.

Është koha që të nxirren mësime e përgjegjësi nga dështimi i qeverisë Berisha në përmbushjen e standardeve të kërkuara për heqjen e vizave.

Është koha që Sali Berisha t'i kërkojë ndjesë shqiptarëve për dështimin e qeverisë së tij dhe për izolimin që sot përjetojmë në dallim nga fqinjët tanë" tha Bushati.

"Bashkë me ndjesën për shqiptarët, Berisha nuk duhet të na vonojë më në procesin e liberalizimit të vizave, por të dorëzojë para drejtësisë imunitarët e inkriminuar sikurse kërkon Progres Raporti i Komisionit Evropian dhe raportet e vlerësimit të ekspertëve të Bashkimit Evropian mbi përmbushjen e standardeve për heqjen e regjimit të vizave.

Bashkë me ndjesën për shqiptarët që i la të fundit në rajon, pasi ne i kishim të gjitha mundësitë të festonim këto ditë së bashku me popujt e tjerë, Berisha duhet të heqë dorë nga lufta me  opozitën dhe të përqendrohet në luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve, të reformojë urgjentisht sistemin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe të garantojë funksionimit e policisë së shtetit brenda hullinjve të ligjit" tha me tej deputeti socialist.

Më tej Bushati i kërkoi kryeministrit të pranojë dhe kërkesën e opozitës për hapjen e kutive të 28 qershorit, si e vetmja rrugë për fillimin e një dialogu politik dhe mos ta vonojë më këtë vend drejt integrimit Evropian dhe lëvizjen pa viza në hapësirën Shengen. k.k/NOAÂ

Â

Â

KOMENTE