Vlorë, 20 dhjetor NOA - Arrestohet nga policia e Vlorës, një 33-vjeçar i shumëkërkuar për vrasje.
Ylli Vangjeli, 33-vjeç, i cili është dënuar nga drejtësia italiane me 23 vite burg për veprat penale, rrëmbim personi dhe vrasjen e një bashkëkombësi në shtetin italian ka rënë sot në prangat e policisë e cila kishte lokalizuar vendndodhjen e tij dhe më pas organizoi një operacion për të kryer arrestimin.
Sipas policisë, 33-vjeçari Vangjeli akuzohet se në vitin 2000 ka vrarë me armë zjarri një bashkëkombas të tij në shtetin italian, ndërsa një vit më vonë, në vitin 2001, gjykata e Piacencës e dënoi atë me 23-vite burg për veprën penale të "vrasjes" dhe të "rrëmbimit të personit". Gjykata e Vlorës ka aprovuar dënimin e gjykatës italiane duke lëshuar urdhrin e arrestit për Vangjelin i cili fshihej në qytetin e Vlorës.
Ai do t'i dorëzohet drejtësisë italiane.
k.k/NOA