English

Vlorë, rinisin kërkimet për gjetjen e 13-vjeçares, u mbyt në lumë

Vlorë, 20 dhjetor NOA - Policia e Vlorës ka rinisur sot në mëngjes kërkimet për gjetjen e trupit të 13-vjeçares e cila u mbyt aksidentalisht dje në ujërat e lumit Shushicë.

E mitura nga fshati Gjorm, 30 km në juglindje të qytetit, dje pasdite rreth orë 17.30 bashku me të vëllanë e saj tentuan të kalonin lumin me kalë.

Por reshjet e ditëve të fundit kishin fryrë shtratin e lumit duke bërë që ujërat të merrnin përpara kalin bashkë me dy fëmijët e mitur.

Djali 15-vjeçar ka mundur të dalë në breg të lumit ndërsa ka dhënë alarmin për humbjen e së motrës në lumë.

Menjëherë banorë të fshatit dhe forca të shumta policia mbërritën pranë lumit për të gjetur 13-vjeçaren por pas kërkimeve të shumta ajo nuk është gjetur dje.

Kërkimet për trupin e vajzës kanë rinisur mëngjesin e sotëm por deri më tani nuk njoftohet për gjetjen e saj.

k.k/NOA

KOMENTE