Tiranë, 21 dhjetor NOA - Është hedhur në treg vëllimi i dytë i botimit "Albania from the Air" , "Shqipëria nga Ajri" me fotot fantastike realizuar nga Alket Islami.
Me një eksperiencë tashmë jo të vogël në prezantimin e bukurive të natyrës shqiptare, piloti nga ajri sjell vëllimin e dytë të impresioneve të tij në një udhëtim në të gjithë Shqipërinë, përmbledhur në këtë album fotografik.
 Edhe pse mbështetja e MTKRS-së për zhvillimin dhe prezantimin e bukurive të natyrës shqiptare ka treguar interes në këto vitet e fundit, seksioni i turizmit vazhdon të mbetet shumë i varfër përsa u përket informacioneve më të fundit për librat, apo albumet turistike shqiptare.
Fotografitë e Albumit janë realizuar nga ajri nga Alket Islami dhe sponsorë të ndryshëm, në diçiturën "Shqipëria, si nuk e keni parë kurrë më parë".Â
Mendohet se ky vëllim i dytë pasuron të parin edhe me rreth 100 fotografi të Shqipërisë së parë nga lart, duke sjellë një tjetër risi në sektorin e promovimit të turizmit shqiptar.
m.s/NOA