English

Balla rrëfen fyerjet e Berishës: Meta është trafikant, Hajdari shërbëtor i Ramizë Alisë

Tiranë, 21 dhjetor NOA - "Sali Berisha do të mbahet mend në politikën shqiptare si gojëpërdali më i shfrenuar që me shpifjet, fyerjet dhe sharjet e veta nuk ka kursyer askënd, duke shkelur çdo normë morali, e ligji, por edhe për paburrërinë për t'u përballur në gjykatë e prokurori sa herë që këto institucione i kanë kërkuar të dëshmojë lidhur me pisllëqet që nxjerr prej gojës së tij.

Sot po sjell në vëmendjen e shqiptarëve ç'ka thënë Sali Berisha për të ndjerin Azem Hajdari e për Ilir Metën".

Kështu ka nisur deklaratën e tij, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla sot para mediave duke thënë: "Ja çfarë thoshte Sali Berisha për Ilir Metën pak vite më parë:

"Për PD-në, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllevërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve".

"Sali Berisha për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, pak vite më parë akuzonte se mbi këta të dy rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit.

Dhe e mbyll duke thënë që "nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve" tha Balla duke vujuar me fyerjet që Sali Berisha ka thënë në drejtim të të ndjerit Azem Hajdari.

"Sipas Sali Berishës, Azem Hajdari mbetej një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

"Cili është dhe kujt i shërben në të vërtetë, Z. Azem Hajdari", thotë Sali Berisha rreth vitit '95-'96:

Sipas tij:

"Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se ç'nxirrte nga xhepat."

Përsëri për Azem Hajdarin,

 Azem Hajdari si Rita Marko"

"-Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte dhe kryetar i sindikatave."

Lidhur me grevën e urisë së Azem Hajdarit Sali Berisha ka thënë:

"Vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë:

Në "kafenenë e Xhelës" thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i aramtosur , rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtryshur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat (dhe ata janë të shumtë), vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë" tha Balla.

Me tej Balla tregon se Sali Berisha ka thënë për Azem Hajdarin:

"Â Dje, deputeti Azem Hajdari hyri në grevën e urisë. Kureshtarët e shumtë, tifozët e politikës u gjendën të befasuar nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollën versionet të ndryshme në shpjegimet e tyre, duke akuzuar më pas Azem Hajdarin për lidhje të shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, në shërbim të Ramiz Alisë e të tjera me radhë.

Përsëri Hajdari dështon, askush në dhjetorin e vitit '90 nuk i shkoj pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit".

"Më lejoni të theksoj se ky njeri mbetet modeli i vetëm i politikanit në Shqipëri, që ku pështyn, lëpin. Prandaj unë jam sot këtu e në ditët në vijim për ti kujtuar këtij , dhe çdo qytetari shqiptar për pisllëqet që Sali Berisha ka hedhur përkundrejt çdo politikani që në një moment të caktuar ka qenë kundërshtari i tij, por më pas është vënë në shërbim të tij. Sigurisht që unë pres prej Sali Berishës të reagoj lidhur me çfarë thashë, lidhur me akuzat që ai ka bërë kundër Ilir Metës, me përbetimin e tij për ta çuar në burg Ilir Metën, por lidhur edhe me pisllëqet që ai ka thënë përkundrejt Azem Hajdarit.

Nesër do të vazhdojmë me gjithçka ka thënë Sali Berisha për Arben Imamin, për Neritan Cekën, për Sabri Godon, e për shumë e shumë të tjerë"Â përfundoi deputeti socialist.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE