English

Banka Botërore: Pretendimet, Chez të na bindë që ka të drejtë

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 21 Dhjetor NOA - Pavarësisht presionit të çekëve të OSSH-së,  se do të ankimojnë vendimin e Entit Rregullator për tarifat e energjisë, pranë Bankës Botërore, duket se ata nuk do ta kenë të lehtë të bindin këtë institucion. Banka Botërore ka dalë garant me një fond prej 60 milionë euro, për të siguruar zbatimin e detyrimeve ndaj entit dhe kompanisë private. Por çdo ankesë do të kërkojë dokumente dhe argumentime shtesë. Ndaj për përfaqësuesen e BB-së në Tiranë, Camil Nuamah jemi ende larg faktit që fondi i garancisë të preket, pavarësisht pakënaqësisë së OSSH.

"Kjo garanci nuk parashikon të zbatojë atë çfarë dëshiron Çhez apo Enti Rregullator. Kjo është ajo çfarë u ra dakord gjatë privatizimit. Deklarata rregullatore është pothuajse si një formulë në të cilën përfshihen kostoja, humbjet e energjisë dhe gjëra të tjera"- tha sot, Camil Nuamah.

Sipas saj, lidhur me garancinë, ajo çfarë duket interesante është se procesi i garancisë synohet për të lehtësuar procedurat dhe  dialogun midis firmës e kompanisë.

Por pyetjes se a mundet CHEZ të marrë garancinë, Nuamah i përgjigjet. "Është shumë herët për ta thënë këtë, sepse jemi ende në fazat fillestare të një dialogu të tillë. Ka shumë raunde diskutimesh mes palëve për të parë dokumentet dhe të dhënat të cilat duhet të jenë më të plota për të arrirë në përfundime të tilla".

Lidhur me ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike, Banka Botërore thotë se deklarata rregullatore parashikon një sërë rritjesh.

Dhe ky fakt mbështetet në argumentin se sot ende tarifat nuk mbulojnë koston reale. Banka Botërore  mbështet subvencionimin e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit dhe nuk e shikon zgjidhjen tek subvencionimi që qeveria do të bëjë ndaj kompanisë private OSSH.

Sipas saj, sot shqiptarët nuk paguajnë për koston e energjisë elektrike. Ka  një sërë rritjesh graduale të tarifave të propozuara në deklaratën rregullatore.

Në të njëjtën kohë, CHEZ ka nevojë për të investuar menjëherë në mënyrë që të arrije disa qëllime, siç janë humbjet në rrjet. Këshillat e BB-së Â janë që qeveria të mbështesë konsumatorët me varfëri ekstreme dhe jo kompaninë private. Â

Pas vendimit të Entit Rregullator, i cili rriti tarifat 13 % qeveria ka menduar që të subvencionojë kompaninë private të OSSH, të cilës i kanë institucionet shtetërore miliarda lekë borxhe. Chez nëpërmjet një deklarate për shtyp u shpreh se me vendimin e fundit të tarifave kompania do të falimentojë.

r.l/e.r/NOA rajmodalajthia@noa.al

KOMENTE