Tiranë, 21 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ngushëlloi sot familjarët e ish deputetit të Partisë Socialiste, Lekë Çukaj i cili humbi jetën dje në mbrëmje si pasojë e një aksidenti rrugor.
"Ndarja tragjike nga jeta e Lekës, njeriut tuaj më të dashur, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ishte një lajm i hidhur jo vetëm për ju, por për të gjithë ata që e kanë njohur Lekë Çukajn, kanë njohur vlerat dhe përkushtimin e tij ndaj qytetarëve që përfaqësonte, të Dukagjinit dhe Shkodrës.
Me këtë rast, duke ndarë me ju dhembjen e thellë, ju shpreh ju ngushëllimet e mia të sinqerta, lutem dhe dëshiroj që shpirti i Lekës të gjejë paqen e merituar" thuhej në mesazhin që Berisha i dërgoi familjarëve të ish-deputetit të ndjerë Lekë Çukaj.
k.k/NOA
Â