English version below:
Prishtinë, 21 Dhjetor NOA - Ish-Presidenti i SHBA-ve Clinton ka falënderuar kompozitorin e njohur kosovar Mendi Mengjiqi, për veprën muzikore dedikuar atij, në shenjë mirënjohjeje personale për kontributin madhor të Clintonit në dhënien fund të luftës në Kosovë dhe paqes në rajon.
Mengjiqi thotë se Bill Clinton është për t'u falënderuar për vendimin e NATO-s për të ndërmarrë aksionin ushtarak ajror 78 ditësh kundër forcave Serbe në vitin 1999, atëherë të udhëhequra nga Slobodan Millosheviqi, një vendim ky të cilin kompozitori e sheh si vendimtar për dhënien fund të luftërave në Ballkanin Perëndimor, arritjen e lirisë së Kosovës dhe paqes në rajon.Â
Clintoni tha në një letër se ai i është mirënjohës Mengjiqit për veprën muzikore tre pjesëshe, të titulluar "Princi i Paqes": "Dua që ta falënderoj atë…. Ju lutem ia përcillni dëshirat e mia më të mira Mendit". - shkruan ish-Kryetari Amerikan në një letër dërguar menaxherit të Mengjiqit, Ekrem Krasniqi.
Kompozitori kosovar, ish-student i Kompozitorit të njohur polka, Krzysztof Penderecki, është profesor i muzikë klasike (lënda e harmonisë dhe kompozimit) në Fakultetin e Prishtinës.
Ai e ka emëruar veprën për Klintonin ‘Princi Paqes', titull ky i cili zakonisht përdoret për të përshkruar figurat siç është Jesus-Kristi.
Puliku Kosovar dhe botëror tash për tash kanë patur rastin që të dëgjojnë vetëm pjesën e parë të veprës, me emrin ‘Populus', përderisa dy pjesët e tjera ende nuk janë bërë publike.
Managjeri i Mengjiqit, Ekrem Krasniqi tha shpalosi për dtt-net.com se kanë filluar planet për organizimin e një shfaqjeje të madhe në New York të SHBA-ve, për ekzekutimin e parë të veprës së kompletuar prej tre pjesësh, një ngjarje kjo e cila do të mblidhte figura të njohura nga bota e muzikës klasike, diplomatë të huaj si dhe vet Bill Clintonin për të marrë dhuratën personalisht nga Mendi Mengjiqi.
"Princi i paqes" është edhe një mënyrë tjetër e falënderimit nga ana e shqiptarëve të Kosovës për Bill Clintonin. Një ndër bulevardet më të mëdha në Prishtinë është emëruar sipas emrit të ish-kryetarit amerikan, përderisa nja shtatore është ndërtuar dhe shpalosur në Tetor, e në ceremony mori pjesë edhe vet Clintoni.
English version:
Ex-US president Clinton thanks Kosovo composer for musical sheet
Prishtina December 21 - Former-US President Clinton has thanked the most prominent Kosovo Albanian classical music composer Mendi Mengjiqi, for a musical sheet dedicated to him, in appreciation to the crucial contribution of Bill Clinton for ending the 1998-1999 war in Kosovo.
Mengjiqi says that Bill Clinton is to be thanked the most for NATO decision to undertake the 78 day long military action against Serbian forces in 1999, then led by Slobodan Milosevic, a decision which the composer sees crucial for the end of the wars in Western Balkans, freedom to Kosovo and peace to the region.
Clinton said in a letter hi is grateful to Mengjiqi for the musical sheet named 'The Prince of Peace'.
"… I wanted to thank him... Please extend my best wishes to Mendi," the former US president wrote in a letter sent to Mengjiqi's manager Ekrem Krasniqi.
The composer, former student of prominent Polish Professor Krzysztof Penderecki, is a well known Kosovo national artist and teaches classical music at the University of Prishtina. He has named the composition dedicated to Bill Clinton "The Prince of Peace", a title usually used to describe figures such as Jesus Christ.
The public so far is familiar only with the first part of the work, called ‘Populus'. The other two parts are not made public yet by the composer.
Mengjiqi's manager, Ekrem Krasniqi told dtt-net.com that plans are underway to organize a large gala in New York City to premiere the composition, an event that would bring in many figures of the government, foreign diplomats in the US and Bill Clinton.
 Mengjiqi's musical sheet is another appreciation of Kosovo Albanians to Bill Clinton. One of the biggest avenues in Kosovo capital, Prishtina, is also named after the former US president, while a bronze statue of the man himself was inaugurated in the city last October. Clinton was present at the unveiling.
e.k.e.r/NOA