English

Burgu i Guantanamos, ikin në atdhe 12 të burgosurit e parë

Uashington, 21 dhjetor, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur mëngjesin e sotëm me transferimet e para të të burgosurve nga burgu i Guantanamos në Kubë, ku sipas të dhënave deri tani janë transferuar 12 të tillë në qendra të tjera të parashikuara në Afganistan, Jemen dhe Somali.

Lajmi konfirmohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i cili njoftoi paraditen e sotme se nga burgu i Guantanamos janë larguar 6 jemenë, 4 afganë dhe 2 somalezë të cilët ajnë pritur nga vendet e tyre të origjinës.

Ndërkaq, javën e kaluar, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se një grup i të burgosurve në Guantanamo do të transferohet në një burg me siguri maksimale në Ilinois të Shteteve të Bashkuara.

Janë mëse 116 të burgosur nga Guantanamo që pritet të transferohen nga ky burg, sipas një strategjie të posaçme të presidencës Obama.

n.e/NOA

KOMENTE