English

Deputeti Baraj: "Le të bashkohemi sot në protestë kundër gënjeshtrave të Berishës"

Tiranë, 21 dhjetor, NOA - "Sot pasdite, në ora 17:00, përpara sallës së Parlamentit, Partia Socialiste organizon protestë me qytetarë e banorë të Tiranës", ka bërë me dijeni deputeti socialist, Besnik Baraj gjatë një konference për shtyp.

"Le të bashkohemi në protestën tonë për t'i thënë mjaft gënjeshtrave të Berishës, në një kohë kur kemi papunësinë më të madhe në Europë, kur çmimi i energjisë do rritet jashtë mundësive ekonomike të shqiptareve, kur çmimet e produkteve ushqimore gjithashtu rriten, kur rinia e sheh veten të pashpresë, kur pensionistët s'kanë mundësi të plotësojnë nevojat jetike minimale, kur shërbimi mjekësor është në gjendje të mjeruar, kur si asnjëherë më parë qeveria ka papërgjegjshmëri për trojet e kufijnjtë e vet, kur paratë e shqiptarëve groposen në tunelet e korrupsionit apo në Gërdec", ka thënë më pas ai.

Sipas Bares, qytetarët duhet t'i bashkohen kësaj proteste kundër mungesës së lirisë, për dhunën ndaj gazetarëve, për lirinë e votës dhe transparencën në votime.

"Le të protestojmë kundër uzurpimit të shtetit nga një familje e vetme. Le te protestojmë kundër dhunës verbale e vulgaritetit të Berishës dhe kompanisë së tij. Â Le t'i themi mjaft gënjeshtrave Berishiane. Sot është koha kur shqiptarët duan veprim dhe zhvillim të ngjashëm me vendet fqinje që edhe pse ata e nisën rrugën e integrimit prapa nesh, sot janë hapa përpara. Le të bashkohemi për t'i thënë Berishës hap kutitë ose ik!", përfundoi deklaratën e tij përfaqësuesi socialist.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE