Tiranë, 21 Dhjetor NOA - Tashmë është bërë zyrtare dhe tekniku italian Roberto Mançini është tekniku i ri i ekipit të Manchester City.
Ka ardhur shkarkimi i Mark Heuges i cili nuk është pritur mirë nga lojtarët dhe tifozët e ekipit kështu që drejtuesit e klubit kanë caktuar Mançinin si pasardhës të tij.
Ai ka firmosur një kontratë deri në 2013 ku do të përfitojë një shumë prej 3.5 milion eurosh në sezon gjithashtu ka dhe një bonus prej 1 milion eurosh i cili do të merret në rast se ekipi do të kualifikohet në Champions League vitin e ardhshëm pasi ky është dhe objektivi që ka kërkuar presidenti i klubit.
Me ardhjen e Mançinit në këtë moment mendohet se do të ketë dhe lëvizje në merkato ku duket se tekniku italian kërkon të marrë nga Interi, ish ekipi i tij, një ndërmjet lojtarëve Baloteli ose Maicon. Mançini është shprehur mjaft entuziast dhe tepër i lumtur për këtë aventurë të re në karrierën e tij si trajner.
r.b/NOA