English

Funeral madhështor për klerikun disident iranian, Montaseri

Kom, 21 dhjetor, NOA - Pasi është ndarë nga jeta udhëheqësi i njohur shpirtëror i Iranit, Ajatollah Hosein Ali Montaseri në moshën 87-vjeçare mijëra njerëz janë nisur për në qytetin Kom, për ceremoninë e varrimit të tij.

Montaseri konsiderohet si udhëheqës i Revolucionit Islamik, si rrjedhojë e të cilit në vitin 1979 u rrëzua Shahu aleat me Perëndimin, një kritik ndaj qeverisë dhe një udhëheqës disident kritik.

Më vonë, ai u shndërrua në një kritik të spikatur të Presidentit Ahmedinexhad dhe në muajin gusht e cilësoi klasën klerike si "diktaturë".

Ndërkaq, raportohet se lideri opozitar iranian, Mirhoesin Musavi, ka arritur në Kom dhe ka vizituar shtëpinë e të ndjerit dhe për të shprehur ngushëllime te familja e klerikut. Në mjediset shtetërore po flitet se funerali i Ajetollahut Montazeri, mund të shërbejë si një pikë grumbullimi për opozitën, ndaj situata po mbikëqyret me shumë kujdes prej tyre.

n.e/NOA

KOMENTE