English

"Hap kutitë ose largohu", nis protesta e opozitës në Tiranë

Tiranë, 21 dhjetor NOA - Pas gjashtë ditë protestash në qytete të ndryshme të vendit, sot opozita ka zhvendosur protestën nën sloganin "hap kutitë ose largohu" para Parlamentit në Tiranë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni ka marrë fjalën i pari para protestuesve duke i bërë thirrje Berishës të hapë kutitë.

Sipas Gjoni Berisha është Al Kapone i Shqipërisë dhe populli e ka shpallur të rrezikshëm.

"Kjo protestë këtu në Tiranë janë pasqyra e një Shqipërie që vuan nga skamja që qeveria po e zhyt.

Protesta jonë janë thirrje të vazhdueshme ndaj këtij hajduti.

Qeveria jonë është skuadra e gangsterëve që anë zgjedhur të vjedhin në kurrizin tonë.

Hap kutitë ose largohu është thirrja jonë" thanë përfaqësuesit e PS-së gjatë protestës.

k.k/NOA

KOMENTE