Firenze, 21 Dhjetor NOA - Ditën e sotme në qytetin e Firenzes janë ndaluar dy shqiptarë të cilët kanë qenë të armatosur dhe sipas policisë vendase ata po shkonin të konfrontoheshin me një grup tjetër. Por kjo gjë nuk ndodhi pasi dy shqiptarët u ndaluan më parë nga policia ku nga kontrolli që iu bë iu gjendën një pistoletë dhe një thikë. Policia nuk i ka bërë publikë emrat e shqiptarëve por dihet vetëm mosha e tyre ku ata janë respektivisht nga 22 dhe 24 vjeç.
Nga kontrolli më i detajuar që iu bë armëve të cilat mbanin dy bashkatdhetarët shqiptarë policia vendase e Firenzes është vënë në dyshime pasi me sa duket pistoleta që mbante një prej shqiptarëve mendohet të jetë e njëjta armë e cila është përdorur për vrasjen e një shqiptari tjetër me emrin Dionis Hoxha episod ky që ka ndodhur 28 nëntorin e vitit të shkuar.
Për këtë çështje është bërë dhe arrestimi i një shqiptari tjetër 24 vjeçar me emrin Perl Hasaj i cili ka thënë se e ka hedhur pistoletën që ka kryer këtë krim në një liqen.
Por ky version nuk është besuar nga forcat e policisë së Firenzes pasi pistoleta duket së është ajo që mbanin dy shqiptarët e arrestuar ditën e sotme.
Policia arriti t'i kapte dy shqiptarët pasi ishte në dijeni se ata kishin marrë një apartament me qera në Firenze dhe pas përgjimeve që i kanë bërë, ato arritën t'i ndalonin pa kryer atë çka shqiptarët kishin menduar.
r.b/NOA
Lexoni lajmin mbi Dionis Hoxhën: Vrasje në qendrën historike të Firences, identifikohet shqiptari, punonjës i UNICEF
Â