English

KQZ vendos sot për procesin e rivotimit në 3 komuna

Prishtinë, 21 dhjetor, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës do të vendosë sot në lidhje me qendrat ku mund të kryhet rivotim për zgjedhjet lokale pas rezultatit të afërt në raundin e dytë të balotazhit, por edhe ankesave që kanë mbërritur nga forca të ndryshme politike.

Bëhet fjalë për ripërsëritjen e procesit e votimit për kryetarë të komunave në Prizren, Gjilan dhe Lipjan, ku ka patur parregullsi të cilat janë bërë me dijeni nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për të tri komunat e lartpërmendura, Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka mbajtur të shtunën një seancë, ku ka shqyrtuar 43 ankesa, që kanë të bëjnë me parregullsi të pretenduara nga LDK dhe PDK.

Ndërkaq, pas vendimit që pritet të marrë sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës për rivotimin në këto zona, fjala i mbetet Gjykatës Kushtetuese për të thënë fjalën e saj lidhur me këtë proces.

n.e/NOA

KOMENTE