Peqin, 21 dhjetor NOA - Një i dënuar ka vdekur sot gjatë një ndeshje futbolli në burgun e Peqinit.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në ambientet e ajrimit të Burgut të Peqinit kur 38-vjeçari Arben Ruku nga Berati ka gjetur vdekjen.
Sipas drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, 38-vjeçari bashkë me disa të burgosur të tjerë ishin përfshirë në një aktivitet sportiv, konkretisht ndeshje futbolli kur ka rënë pa ndjenja.
Menjëherë është dhënë alarmi, ndërsa për t'i dhënë ndihmën e parë mjekësore ka mbërritur mjeku i burgut, por i dënuari ndërroi jetë gjatë shoqërimit për në spitalin e rrethit të Elbasanit.
Aktualisht i ndjeri ndodhet në morgun e këtij spitali në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore. Mësohet se Arben Ruka ishte dënuar me shtatë vite burgim për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpunim, dhe kishte shlyer vetëm dy vjetën nga dënimi.
k.k/NOA