English

SHBA, reforma shëndetësore drejt miratimit final

Uashington, 21 dhjetor, NOA - Të gjithë demokratët në Senatin Amerikan kanë votuar në mënyrë unanime reformën shëndetësore të Shteteve të Bashkuara, i cili është propozuar dhe caktuar si prioriteti kryesor i presidentit Barak Obama.

Në këtë mënyrë, mund të thuhet se ajo ka kaluar me sukses provën e saj të parë duke patur tashmë edhe dy të tjera deri në një miratim të plotë përfundimtar.

Gjetja e një kompromisi me Dhomën e Përfaqësuesve mund të jetë pjesa më e vështirë e këtij procesi.

Projektligji mbi reformën në kujdesin shëndetësor është përparësia më e madhe legjislative e presidentit Barak Obama. Kjo mund të ketë ndikim në shëndetin dhe pasurinë e amerikanëve për brezat e ardhshëm.

Një nga këshilltarët kryesorë të presidentit tha se nuk ka dyshim në Shtëpinë e Bardhë se ky projektligj eventualisht do të miratohet nga kongresi.

Por ka ndryshime të mëdha mes versioneve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Projektligji i miratuar nga kjo e fundit përfshin plane të kujdesit shëndetësor të financuara nga qeveria për të ndihmuar 30 milionë amerikanët që nuk kanë sigurime private. Kurse projetkligji i Senatit nuk përfshin të ashtuquajturin opsion publik, por shton kufizimet e qeverisë ndaj financimit qeveritar të aborteve.

n.e/NOA

KOMENTE