English

AKR: Guinea e Re njohu Kosovën shtet i pavarur

Prishtinë, 22 dhjetor, NOA - Guinea e Re është shteti i radhës që e njeh pavarësinë e Kosovës dhe një fakt të tillë e ka bërë me dije partia kosovare "Aleanca Kosova e Re".

Përmes një deklarate për shtyp, ajo ka pohuar se kryetari i kësaj partie, Bexhet Pacolli, është njoftuar nga ministri i Punëve të Jashtme i Guinese se Re, Samuel Abal, se si rezultat i angazhimit lobues të tij, ky shtet i Oqeanisë, formalisht e njeh Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se letra zyrtare e njohjes së Kosovës nga ky shtet, do t'i dorëzohet ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në muajin janar. Më tej, thuhet se përveç Guinesë së Re, së shpejti priten njohje edhe nga disa shtete të tjera të Azisë se Largët dhe Oqeanisë, si rezultat i vizitave që kreu i AKR-së u ka bërë këtyre shteteve. "Emrat e këtyre shteteve do të konfirmohen në momentin e duhur në mënyrë që tani të mos pengohet procesi pozitiv i ngritjes së numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës", përfundon deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE