Shijak, 22 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Shijakut kanë ndaluar në flagrancë 24-vjeçarin Lutfi Luku, banues në fshatin Rodull të Shijakut pasi ka aksidentuar me vdekje një person që udhëtonte me motoçikletë bashkë me të shoqen.
Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të agjencisë së Lajmeve NOA sipas të cilave aksidenti ka ndodhur në rrugën automobilistike Gjiri i Lalëzit-Maminas.
Luku udhëtonte në ato momente me autoveturën tip Benz me targa TR 1351B dhe ka aksidentuar 52-vjeçarin Shaban Hoxha, banues në Manzë dhe bashkëshorten e tij, të cilët po udhëtonin me një motoçiklete tip Yamaha.
Si pasojë e aksidentit, 52-vjeçari ka gjetur vdekjen, ndërsa bashkëshortja e tij është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Durrësit, ndërsa Luku pas ngjarjes ishte larguar nga vendi i aksidentit.
U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet për vepren penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor iu kaluan për veprime të mëtejshme hetimore prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA
Â
Â
Â