English

Gjendet trupi i të miturës në lumin Shushicë, u mbyt të shtunën

Vlorë, 22 dhjetor, NOA - Pas dy ditësh të tëra kërkimi si nga forcat e policisë, ashtu edhe nga banorët e zonës, është mundur të gjendet trupi i pajetë i vajzës 13-vjeçare me inicialet E.M e cila u mbyt të shtunë në lumin Shushicë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dijeni se trupi i saj u gjet i dekompozuar pranë fshatit Kot, falë bashkëpunimit të policisë me banorët.

Vajza e mitur u mbyt pasi pasi rrjedha e lumit që po kalonte me kalë, bashkë me vëllanë, e hodhi poshtë duke i shkaktuar mbytjen, megjithë përpjekjet e vëllait dy vjet më të madh për ta nxjerrë nga uji.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Gjormë të rrethit Vlorë dhe që prej së shtunës forcat e policisë nuk i kanë reshtur kërkimet për trupin e vajzës së mbytur dhe vetëm sot është mundësuar gjetja e tij.

n.e/NOA

KOMENTE