Berat, 22 dhjetor, NOA - Pasi i rrëmbyen një shumë të madhe parash që mbante në duar gati për t'i këmbyer si valutë të huaj, grabitësit e kanë marrë një kambist sapo ka dalë nga shtëpia dhe e kanë futur brenda në bagazhin e një makine.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në qytetin e Beratit, viktimë e së cilës është kambisti 40-vjeçar Besim Guri, i cili është grabitur me dhunë duke pësuar plagosje nga disa persona të paidentifikuar e më pas është çuar pranë stadiumit të qytetit.
Bëhet me dije se 40-vjeçari u gjend i plagosur në bagazhin e makinës së tij nga disa tregtarë, ndërsa aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.Ai ka deklaruar se i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe se e kanë goditur rëndë për t'ia marrë ato.
Materialet e mëtejshme i kaluan prokurorisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve të grabitjes dhe kapjen e tyre.
n.e/NOA