Varshavë, 22 dhjetor, NOA - Dhjetëra viktima është bilanci që ka shkaktuar i ftohti i acartë që ka përfshirë gjatë kësaj fundjave gjithë rajonin e Evropës.
Dy vendet të cilat numërojnë edhe numrin më të lartë të viktimave janë Polonia me 42 dhe Ukraina me 27 të tillë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë njerëz të alkoolizuar.
Kjo ka ndodhur ndërsa temperaturat në shumë vende të Evropës kanë arritur deri në -20 gradë celcius.
Ndërkaq, moti i keq ka shkaktuar bllokime të trafikut rrugor dhe atij ajor në këto vende, të cilët kanë qenë të detyruar të ndërpresin të gjitha fluturimet apo udhëtimet e gjata me autobusa.
Por moti i keq ka përfshirë edhe kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe disa qytete verilindore, duke shtruar rreth 40 cm dëborë si dhe duke vështirësuar apo bërë të pamundur udhëtimin e njerëzve nga një zonë në tjetrën.
Në këtë vend, transporti publik, nuk punon në pjesën më të madhe të tij, gjithashtu nuk funksionojnë as stacionet e metrosë të cilat kalojnë mbi tokë.
n.e/NOA