Torino, 22 Dhjetor NOA - Tashmë me sa duket raportet e futbollistit brazilian Felipe Melo dhe klubit të Juventusit janë konfirmuar që nuk po shkojnë mirë. Këto marrëdhënie janë përkeqësuar sidomos me teknikun bardhezi Ferrara i cili nuk ka patur një "filin" të mirë me lojtarin që në fillim të sezonit në pozicionin e tij tekniko - taktik.
Xixat ndërmjet të dyve filluan që në ndeshjen me Bordo ku Juventus u mund dhe i kushtoi atij tribunën në ndeshjen e ardhshme të kampionatit me Kaljarin ku tekniku nuk e grumbulloi fare brazilianin.
Ndëshkimi më i rëndë për të erdhi në ndeshjen e fundit të Juventus ku Ferrara e zëvendësoi që në minutën e 35 të pjesës së parë. Felipe Melo në një intervistë të dhënë ditët e fundit ka deklaruar se tekniku i tij i kërkon të bëjë gjëra e ta vendosë brazilianin në pozicione që ai nuk i bën dot.
Duke parë këtë situatë që është krijuar duket se klubi i Juventus është duke menduar për ta nxjerrë lojtarin në shitje. Por asnjëherë nuk do të marrin të njëjtën shumë prej 25 milion eurosh të cilën ata e shpenzuan për blerjen e lojtarit nga Fiorentina.
Duket se skuadrat angleze janë hedhur në sulm ku mund të veçohet Arsenali i Wenger i cili mund të arrijë një marrëveshje me një çmim prej 20 milion eurosh.
r.b/NOA
Â