English

Kapet 19-vjeçari, rezultonte si autor i vjedhjes së një makine

Devoll, 22 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Devollit kanë kapur në flagrancë 19-vjeçarin Altin Sina, lindur dhe banues në fshatin Miras, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër ndalimi nga prokuroria.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ai ka rezultuar të jetë autori i vjedhjes së 70.000 lekëve në automjetin me targë Net 5552 në pronësi të 28-vjeçarit P.Pine, lindur dhe banues në fshatin Verlen të Devollit.

U kryen veprimet hetimore për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE