Tiranë, 22 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka reaguar sot pas deklaratës së deputetit të PS-së, Ilir Gjoni i cili tha sot se Berisha dhe ministrat e tij duhet të kërkojnë ndjesë publike për dështimin në procesin e liberalizimit të vizave.
"Partia Demokratike dhe mazhoranca aktuale gjatë fushatës elektorale u premtuan shqiptarëve në mënyrë të përsëritur, se vizat do të hiqen brenda vitit të parë të këtij mandati dhe gjatë kësaj periudhe Qeveria po përmbush me dhjetëra akte, vendime e qëndrime, detyrime të vendit këto për heqjen e vizave.
Por këto ditë Edvin Rama dhe çeta e bllokmenëve të rinj, pasi i kanë kërkuar Brukselit në mënyrë të përsëritur mos heqjen e vizave për Shqipërinë e Shqiptarët, shpifin e trillojnë çdo ditë për Qeverinë dhe pastaj fërkojnë duart nga gëzimi që u jep….. shpifja e tyre" tha Mëhilli.
Sipas, Mëhillit, Partia Demokratike u deklaron këtyre bllokmenëve që kanë uzurpuar pa asnjë meritë kreun e Partisë Socialiste, se gëzimi i tyre do të jetë shumë i përkohshëm dhe se pavarësisht shpifjeve e trillimeve të tyre, premtimi i mazhorancës do të bëhet realitet ashtu siç është deklaruar, ndërsa opozita do t'u mbetet shpirti i zi i paraardhësve biologjik e historik të cilin e manifestoni çdo ditë.
k.k/NOA
Â