Tiranë, 22 dhjetor NOA - Pas publikimit të një dite më parë të ministrive që nuk kanë paguar taksat nga Bashkia e Tiranës, ka reaguar ministria e Transporteve e cila ishte në listën e debitorëve.
"MPPTT-ja ka paguar të gjitha detyrimet vendore.
Në mënyrë të paturpshme, dje Bashkia e Tiranës në një prononcim për mediat ka gënjyer qytetarët e saj dhe mbarë publikun, se disa institucione shtetërore dhe konkretisht MPPTT-ja janë debitor ndaj saj pasi nuk kanë paguar taksat dhe tatimet vendore .
I bëjmë të ditur Bashkisë së Tiranës se MPPTT-ja ka paguar të gjitha detyrimet e saj por mesa duket paaftësia e Bashkisë së Tiranës ka pushtuar çdo hallkë të saj jo vetëm në menaxhimin e fondeve por edhe në informimin e qytetarëve .
Ftojmë Bashkinë e Tiranës të bej verifikimet e saj, kësaj radhe nga njerëz të aftë dhe në mënyrë sa më të saktë" bëri të ditur sot ministria e Transporteve.
k.k/NOA