English

Rama: Qeveria nuk ka bërë asnjë lehtësim për biznesin e vogël

Tiranë, 22 dhjetor NOA - Kryetari i bashkisë së Tiranes, Edi Rama ka njoftuar sot ngritjen e Shoqatës për Autonominë Vendore.

Vendimin Rama e deklaroi gjatë një takimi me kryetarët lokale socialiste nëpër rrethe.

Ndërkohë kreu i bashkisë së kryeqytetit, ka akuzuar qeverinë se ka penguar procesin e decentralizimit, ndërsa shtoi se beteja për autonominë vendore e sanksionuar në kushtetutë do të vazhdojë. "Shoqata për autonominë vendore është e hapur për të gjithë. I bëjmë apel kryeministrit që të dorëzojë në bashkitë dhe komunat të gjitha të ardhurat nga legalizimet. Nuk mund t'ju mohohen kontributet që qytetaret japin për t'i parë të kthyera në investime", tha Rama.

Ai shtoi më tej se pavarësisht deklaratës së Berishës një ditë më parë i cili u shpreh se do të lehtësojë biznesin e vogël një gjë e tillë nuk është bërë nga Këshilli i Ministrave.

k.k/NOA

Â

KOMENTE