English

Raporti: Ndërkombëtarët, dështuan me mbrojtjen e Gazës

Uashington, 22 dhjetor, NOA - Raporti më i fundit i 16 organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ka pohuar se ndërkombëtarët e kanë tradhtuar popullin e Gazës duke dështuar në bllokimin e Izraelit për të për të lejuar rindërtimet e vendbanimeve në këtë territor.

"Izraeli e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke ndërmarrë dënim kolektiv, në Gaza, duke i dënuar të gjithë për veprimet e disave", pohon ndër të tjera raporti në fjalë. Sipas tij, autoritetet e Izraelit kanë lejuar vetëm 41 kamiona me material ndërtimor brenda në Gaza, prej përfundimit të ofensivës tri javëshe, janarin e kaluar. Ndërkaq, në një raport të mëparshëm të OKB-së thuhej qartë se në Gaza është ushtruar dhunë duke akuzuar si Izraelin ashtu dhe palestinezët për krime lufte gjatë konfliktit në Gaza një vit më parë.

Raporti në fjalë akuzon si Izraelin, ashtu edhe grupin militant palestinez, Hamas, për krime lufte, ndërsa gjykatësi Richard Goldstone, i cili është edhe hartuesi i tij u ka kërkuar të dyja palëve që të kryejnë hetime të besueshme për rastin.

n.e/NOA

KOMENTE