Tiranë, 22 dhjetor NOA - Një e mitur ka rënë pre e dëshirës seksuale të një punonjësi policie i cili nuk ka hezituar të tentojë ta përdhunojë atë. Moskontrollimi i instinkteve seksuale i ka shkaktuar jo pak 42-vjeçarit Çaush Saliasi lindur në Skrapar e banues në Tiranë, por përjashtimin nga detyra dhe transportimin e tij në qeli.
Ngjarja për të cilën akuzohet Saliasi, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kavajë, ndodhi dje pasdite në Kavajë në ambientet e një lokali, kur ai ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Vajza ka denoncuar 42-vjeçarin i cili vetëm pak orë më pas u përball me kolegët e tij të cilët i komunikuan akuzën.
Policia nuk jep detaje të hollësishme për ngjarjen por bëri të ditur se efektivi i policisë u arrestua dhe se shkak është bërë denoncimi i një vajze të mitur e cila e akuzon atë për tentativë përdhunimi.
Ndaj Saliasit rëndon akuza e veprës penale të "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur të moshës 14 - 18 vjeç".
k.k/NOA