Elbasan, 23 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar 25-vjeçarin Ervin Polisi, lindur e banues në këtë qytet, në bazë të një urdhri të posaçëm të nxjerrë nga ana e prokurorisë ndaj këtij personi.
Kjo pasi siç konfirmohet, ai dyshohet si autor i vjedhjes së motorçikletës në pronësi të 29-vjeçarit me inicialet Xh.R, lindur e banues në qytetin e Elbasanit, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes", ngjarje kjo e ndodhur më datë 30.11.2009.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes", e cila parashikohet nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA