English

Arrestohet 27-vjeçari, kanosi me armë një mes të qytetit

Elbasan, 23 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin Olsi Darzeza, vjeç 27, lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit, pasi ai ishte shpallur në kërkim prej tyre.

Burimet konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se i ndaluari pranë banesës së tij, ka kanosur me armë zjarri tip pistolete, të cilën e kishte pa leje 17-vjeçarin E.M, lindur e banues në Elbasan.

Nga ana e policisë u gjend dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë "TT".

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprat penale të "Kanosjes" dhe "Prishjes së qetësisë publike" bashkë me "Mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit pa lejen e organeve kompetente", të cilat parashikohen nga nenet 84, 274 e 278 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE