Berat, 23 dhjetor NOA - Një punëtor ndërtimi 63-vjeçar ka humbur jetës sot pasi ka rënë nga skela.
Kolegët e punëtorit shprehen se pak para ngjarjes, 63-vjeçari ishte ankuar se kishte dhimbje në kraharor e zemër çka hedh dyshime se ai ka rënë nga skela pasi ka pësuar infarkt në zemër më parë.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Beratit kur Kujtim Veizi 63-vjeç i cili ishte punësuar si punëtor në ndërtimin e një pallati 5-katësh ka rënë nga skela në momentin që po suvatonte.
Ka qenë e kotë ndërhyrja për ta transportua punëtorin në spital pasi ai kishte ndërruar jetë.
Sipas dëshmive të kolegëve të të ndjerit, Veizi ishte ankuar pak para se të binte nga skela se ndjente një dhimbje në kraharor dhe zemër por ishte qetësuar dhe nuk hezitoi të niste sërish punën.
Këto dëshmi kanë hedhur dyshime se ai ka pasuar infarkt dhe më pas ka rënë nga skela.
Megjithatë pritet përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 63-vjeçarit.
Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.
k.k/NOA