Nga Rajmonda LajthiaÂ
Tiranë, 23 dhjetor NOA - 3 grupimet më të mëdha të biznesit, Shoqata e Ndërtuesve, Dhoma e Tregtisë dhe Dhoma e Prodhuesve të Veshjeve kanë unifikuar qëndrimin, pas sulmeve të fundit që qeveria ka ndërmarrë ndaj disa prej sipërmarrësve privatë.
Ata i bëjnë thirrje politikës të gjejë konsensus për të zgjidhur problemet ekonomike që shqetësojnë biznesin. Sipas tyre, klima e acaruar politike ka dhënë efekt tek biznesi vendas dhe ai i huaj, duke krijuar një situatë pasigurie, jo vetëm për investime por duke pezulluar edhe aktivitetin normal ekonomik.
"I kërkojmë qeverisë që ti lërë debatet vetëm një muaj përpara zgjedhjeve dhe të fokusohet tek problemet reale"- shprehet Avenir Kika, kryetar i shoqatës së ndërtuesve Tiranë.
Në të njëjtën linjë është edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë, Nikolin Jaka, kur tha se biznesi nuk duhet të jetë viktimë e politikës. Sipas tij ai duhet konsideruar si një aset kombëtarë.
Ndërsa Flamur Hoxha, kryetar I Dhomës së Prodhuesve thotë se, kjo shoqatë po lobon për interes të komunitetit që përfaqëson  dhe shpreson se situate do të ndryshojë gjatë vitit të ardhshëm.
Por nisur edhe nga ndryshimet e fundit ligjore, ku qeveria ka ashpërsuar masat ndëshkuese ndaj sipërmarrjes private, duke rritur ndjeshëm gjobat, biznesi sërish i kërkon politikës konsensus për të miratuar gjykatën administrative, e cila do ti japë fund konflikteve mes administratës dhe sipërmarrjes private.
Ndryshimi i Ligjit të Procedurave Tatimore, i cili pritet të marrë miratimin e parlamentit parashikon sekuestrim edhe të kompjuterit të kompanisë, në rast se tatimorët mendojnë se subjekti fsheh të dhënat. Njëkohësisht janë shumëfishuar gjobat, për bizneset që nuk sigurojnë punonjësit e tyre.
r.l/NOAÂ
Â
Â