Shkup, 23 Dhjetor NOA/E - Maqedonasit do ti gjejë fati i majëve, astekëve, keltëve dhe inkëve, është parashikimi i ministrit bullgar të Diasporës, Bozidar Dimitrov, i dhënë të hënën për Radion Kombëtare Bullgare.
Sipas ministrit ultranacionalist bullgar, maqedonasit sot nuk kanë krizë me emrin, por me identitetin, dhe kjo krizë shihet edhe nga fakti se gjatë tetë viteve të fundit 30,000 maqedonë kanë marrë nënshtetësi bullgare, duke përmendur se në mesin e tyre ka ministra, mjekë, ish-ministra, dhe se bëhet fjalë "vetëm për ish-kryeministrin Ljubco Georgievski".
Duke ironizuar fushatën e "antikitetit" që po udhëhiqet në Maqedoni, Dimitrov ka thënë se Maqedonia s'ka argumente për të diskutuar ngjarjet historike dhe personalitetet, të cilat i konsideron të vetat. "Ata tani i kërkojnë rrënjët diku në Pakistan ose Egjipt. Nëse s'e keni ditur, edhe Kleopatra është maqedone…Edhe e gjithë mbretëria e Ptolomejëve është maqedone", ironizoi Dimitrov.Â