Shkup, 23 dhjetor, NOA - Deri tani, tre qytetarë nga Maqedonia janë kthyer nga shërbimet doganore greke, për shkak të mospërmbushjes së kushteve për hyrje në Greqi, që i referohet tejkalimit të tyre të dikurshëm të ditëve të qëndrimit në këtë vend.
Gjatë ditëve të fundit, që prej liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, në kufirin e Maqedonisë me Greqinë është shtuar qarkullimi i udhëtarëve për afërsisht 25 për qind në krahasim me javën e kaluar, mirëpo janë regjistruar edhe shtetasit e parë që janë kthyer prapa, për shkak të mospërmbushjes së kushteve apo nga vendimi diskrecional i ndërmarrë nga ana e autoriteteve doganore greke.Gjatë ditëve të fundit, në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" është realizuar qarkullim i përgjithshëm i udhëtarëve prej përafërsisht 25.000 udhëtarëve nga të cilët 9.000 janë qytetarë të Maqedonisë. Kjo do të thotë pjesëmarrje prej 36 përqindve të qytetarëve të Maqedonisë në qarkullimin e përgjithshëm me Greqinë fqinje. Qarkullim më i madh megjithatë është realizuar në ditën e parë të liberalizimit të vizave, kur drejt Greqisë janë nisur 3.628 qytetarë të Maqedonisë. Deri më tani tre qytetarë nga Maqedonia janë kthyer nga shërbimet doganore greke, për shkak të mospërmbushjes së kushteve për hyrje në Greqi, që i referohet tejkalimit të tyre të dikurshëm të ditëve të qëndrimit në këtë vend. Nga ana tjetër, nuk bëhet i ditur edhe numri i qytetarëve të tjerë të kthyer në kufi, të cilët gjithashtu nuk kanë plotësuar kushtet. Kthimet janë konfirmuar nga Aeroporti i Shkupit, mirëpo ata nuk bëjnë të ditur shifra konkrete të qytetarëve të kthyer nga fluturimet nga disa vende të BE-së. Për shkak të lehtësimit të procedurave, që në hapësirën ndërkufitare, udhëtarët nga Maqedonia marrin formular për plotësimin e të dhënave për qëndrim, i cili vërtetohet tek shërbimet doganore greke. Qarkullim i shtuar i udhëtarëve çshtë vërejtur edhe në vendkalimin kufitar "Mexhitli", me çrast drejt Greqisë janë drejtuar apo kanë dalë 1.296 shtetas të Maqedonisë. Nga policia kufitare konfirmojnë se identike është edhe situata në vendkalimin kufitar Deve Bair, ku drejt Bullgarisë kanë hyrë 1.395 shtetas të Maqedonisë.
NOA-INA
Â
Â
Â