Nga Rajmonda LajthiaÂ
Tiranë, 23 dhjetor NOA - Muajt e fundit duket se nuk kanë qenë të mbarë për qeverinë, pasi janë vërejtur tendenca ngadalësuese ekonomike, si pasojë taksat dhe tatimet nuk janë mbledhur në nivelin e duhur.
Shqetësimi kryesorë mbetet zgjatja e kësaj situate edhe në vitin e ardhshëm.
Ky është konstatimi i Bankës së Shqipërisë.
Pyetjes nëse ka dhënë efekt kriza politike në ekonominë e vendit, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani përgjigjet. "Besoj se fundviti do të mbyllet në objektivat e parashikuara, zhvillimet në muajin nëntor janë shumë të rëndësishme për të përcaktuar bazat e muajve të ardhshëm, por mendimi i Bankës së Shqipërisë është se duhet bërë kujdes i veçantë në tre-mujorin e parë të vitit 2010".
Sipas Fullanit, gjatë muajve të fundit politika fiskale ka vijuar me tendencën e saj ekspansioniste, ku të ardhurat kanë pësuar rënie, si pasojë e rënies së TVSH-së dhe tatim fitimit, por nga ana tjetër kanë vijuar shpenzimet e larta buxhetore.
Sërish, mbetet shqetësuese për institucionin më të lartë monetarë defiçiti buxhetorë.
Por përtej krizës politike, ecuria jonë ekonomike do të jetë e varur nga ajo greke, pasi me këtë vend volumi i tregtisë mban një peshë specifike, bankat greke mbizotërojnë në Shqipëri si dhe për shkak të nivelit të lartë të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinjë. "Duhet thënë se efektet e krizës ekonomike greke do të përcillen edhe këtu tek ne, por është ende herët të themi se sa do të jetë niveli i saj"- u shpreh Fullani.
Banka e Shqipërisë vlerëson se në një periudhe afatmesme, ekonomia nuk rrezikohet nga inflacioni.
Ndaj këshilli mbikëqyrës i këtij institucioni ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut duke e lenë atë në nivelin e 5 .25%.
r.l/NOAÂ