English

Ligji Antimafia, Berisha: Klanet mafioze do të kenë regjim të rreptë edhe në burgje

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Komitetit Këshillimor për masat kundër krimit të organizuar, u shpreh se, me miratimin e ligjit të ri Antimafie, lufta kundër krimit të organizuar dhe mafies, duhet të njohë nivele të reja.

"Ne hyjmë në një fazë të re, në një betejë shumë më të vështirë se  ajo e para në luftën kundër krimit", tha kryeministri.

Kryeministri bëri të ditur se kjo do të jetë mbledhja e fundit e këtij Komiteti, pasi me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, shtrihen dhe zgjerohen kufijtë e veprimit në këtë fushë dhe qeveria ka vendosur krijimin e një Këshilli të përbërë nga ekspertët më të mirë, i cili do të këshillojë qeverinë mbi zbatimin me korrektesë, vendosmëri, të ligjit të ri Antimafie.

"Fuqia kryesore e mafies, është ekonomia e tyre, ndaj duhet të shënohet sukses në luftën kundër krimit ekonomik. Është bërë një betejë ë shkëlqyer, e suksesshme, por ekonomia e mafies dhe mafia është problem më kryesor, me të cilin ne duhet të përballemi me zero tolerancë", tha Berisha.

Një domosdoshmëri tjetër në suksesin e kësaj lufte në këtë fazë të re, theksoi Kryeministri, është ndryshimi i regjimit në burgje për klanet mafioze.

"Duhet të ketë regjim të rreptë, sepse në qoftë se ne i lëmë ata të komandojnë nga burgjet klanet e tyre, ne thjesht u kemi siguruar atyre pushime.

Regjimi do të jetë deri në limitet më të skajshme, duke respektuar sigurisht Kushtetutën, pasi të drejtat bazë kushtetuese nuk mund t'i mohohen askujt", theksoi Kryeministri.

Kryeministri Berisha theksoi edhe njëherë gatishmërinë e qeverisë për të miratuar dhe dërguar në parlament, të gjitha sugjerimet, propozimet, amendimet që duhen për suksesin e kësaj lufte, në respekt të kuadrit kushtetues të vendit. Â

"Është i domosdoshëm që regjimi në burgje i klaneve mafioze të ndryshojë. Duhet të ketë regjim të rreptë, sepse në qoftë se ne i lëmë ata të komandojnë nga burgjet klanet e tyre, ne thjesht u kemi siguruar atyre pushime. Ata do të vendosen në regjimin më të rreptë, deri sa hetimi të ketë zbërthyer të gjithë klanin, interesat, veprimtarinë e tij. Por, nëse i lejohet celular në burg, ai vazhdon e mbron klanin, e komandon atë brenda e jashtë burgut. Regjimi do të jetë deri në limitet më të skajshme, duke respektuar sigurisht Kushtetutën, pasi të drejtat bazë kushtetuese nuk mund t'i mohohen askujt. Por do të shkohet deri në limitin më të mundshëm. Shteti italian ka një praktikë shumë të mirë dhe, siç do të më thoshte ministri i Brendshëm italian, kusht përcaktues për suksesin e kësaj lufte është parimi "carcere duro" tha Berisha.

Kryeministri Berisha theksoi edhe njëherë gatishmërinë e qeverisë për të miratuar dhe dërguar në parlament, të gjitha sugjerimet, propozimet, amendimet që duhen për suksesin e kësaj lufte, në respekt të kuadrit kushtetues të vendit. Â

k.k/NOA

KOMENTE