English

Lufta në Afganistan, peticion me 30 mijë firma kundër, Rasmusen: Duhet të vazhdojmë

Uashington, 23 dhjetor, NOA - Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka shprehur bindjen gjatë vizitës së tij të parë në Afganistan, se viti 2010 do të shënojë kthesë në luftën kundër kryengritësve talibanë, po rritet kundërshtia ndaj kësaj lufte.

Vetëm në Britaninë e Madhe familje të ushtarëve të vrarë në Afganistan kanë mbledhur pothuajse 30.000 nënshkrime kundër misionit të ushtrisë së tyre në Hindukush.

Sipas tyre, lufta është nisur me justifikime të gabuara dhe pa pajisjen me mjete të mjaftueshme financiare dhe materiale, gjë që ka çuar në humbjen e shumë ushtarëve të pafajshëm.

Kërkesa e tyre tashmë i është dorëzimit të peticionit kryeministrit Gordon Braun, ndërsa deri tani janë vrarë 241 ushtarë britanikë në misionin e Afganistanit.

"Në këtë moment është më mirë që me ngritjen e numrit të ushtarëve me dhjetëra mijëra të shënohen përparime, se sa të flitet për tërheqje të përshpejtuara, që do të rezultonte me një çmim tepër të lartë", ka thëë ndërkaq lidhur me një fakt të tillë, shefi i NATO-s Rasmussen, në një takim pas bisedimeve në Kabul me presidentin afgan, Hamid Karzai.  Â

n.e/NOA

Â

KOMENTE