English

Ndëshkohet gjuetia e paligjshme në liqen është periudha e shumimit

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Inspektorati i Peshkimit në Ministrinë e Mjedisit, ka vazhduar aksionin për ndalimin e peshkimit në periudhën e shumimit.

Në liqenin e Ohrit, ky inspektoriat ka sekuestruar mjetet të peshkimit si dhe rrjeta të peshkatarëve që janë kapur duke peshkuar.

Nga ana e inspektorëve, krahas vënies së gjobave për shkelësit e ligjit, janë djegur disa rrjeta peshkimi.

Inspektori i peshkimit në Ministrinë e Mjedisit, Fadil Gjuda, shprehu vendosmërinë e strukturave qendrore dhe vendore për të mos toleruar asnjë peshkatar të liçensuar ose jo, të peshkojë në këto ujëra gjatë periudhës së ndalimit të peshkimit.

Gjuda ka bërë thirrje për ruajtjen e specieve të rralla të këtij liqeni si dhe për zbatimin e të gjitha ligjeve të peshkimit.

Sinkron Fadil Gjuda, inspektor në Ministrinë e Mjedisit u shpreh se:

"Në zbatim të ligjit bëhet ky aksion i vazhdueshëm për të sensibilizuar dhe opinionin me qëllim pengimin e gjuetisë së paligjshme në periudhën 1 dhjetor të këtij viti deri më datën 31 mars të vitit të ardhshëm.

Arsyeja, pasi është një periudhe që koineçidon me shtimin e Koranit dhe të Belushkës.

Nga 1 janari deri në fund të shkurtit do të gjuajnë grupe të specializuara nga OMP-ja të cilët do të gjuajnë vetëm për marrjen e vezëve të Koranit me qëllim përpunimin e rastit të Koranit.

Për këtë vit janë mbi 50 shkelje në fushën e peshkimit dhe krahas subjekteve të palicensuara ka shkelje të ligjit dhe nga subjektet e licensuara.

Këto kundravajtje trajtohen nga komisionet përkatëse duke zbatuar ligjin në vënien e gjobave ose në konfiskimin e objekteve".

Në liqenin e Ohrit ndalohet peshkimi për gjatë gjithë muajit dhjetor.

Ndërsa prej fillimit të vitit të ardhshëm deri në fillim të muajit mars, kryhet një gjueti e kualifikuar për grumbullimin e vezëve të peshkut, që më pas të trajtohen në laboratorin e rritjes së rasatit të peshku.

k.k/NOA

KOMENTE