English

Në SHBA miratohet buxheti më i madh në histori për mbrojtjen, 750 miliardë dollarë

Uashington, 23 dhjetor, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgatitur buxhetin më të madh për sektorin e mbrojtjes në historinë e tyre dhe duke u firmosur nga vetë presidenti Barak Obama, ai tashmë ka marrë fuqi ligjore.

I miratuar edhe nga senati amerikan, ai parashikon një shifër kolosale prej 636 miliardë dollarësh vetëm për mbrojtjen sikundër parashikon edhe shprenzime prej rreth 128 miliardë dollarësh për luftërat në Irak dhe në Afganistan.

Ndërkaq, të papërfshira në projektbuxhet janë paratë e kërkuara prej qeverisë Obama për mbylljen e burgut Guantanamo në Kubë të cilat gjithashtu kapin shifra të larta.

Në këtë kuadër, hyn edhe strategjia e re e Obamës për shtimin e trupave në Lindjen e Mesme, çka do t'i kushtojë Amerikës miliarda dollarë shtesë.

Kongresmenët dhe administrata Obama i ka justifikuar këto shifra në emër të luftës anti-terrorizëm si dhe mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga kërcënimet e shtuara që po i mbërrijnë nga qarqe të caktuara.

n.e/NOA

KOMENTE