English

PD: Socialistët në 8 vite qeverisje kanë dhënë vetëm një shpërblim për pensionistët

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka theksuar se qeveria socialist mashtron kur thotë se ka dhënë më shumë shpërblim për pensionistët kur ishte në pushtet se mazhoranca aktuale.

"Edvin Rama dhe çeta e bllokmenëve të rinj nxorën sot në tregun e mediave trillimin e radhës, sipas të cilit shpërblimi që u jepet pensionistëve këtë vit është 30% më i vogël se shpërblimi i dhënë nga qeveria socialiste në vitin 2004.

Partia Demokratike thekson se këto trillime të ulëta janë të denja vetëm për Edvin Ramën dhe grupin që ai kryeson mbasi shqiptarët e dinë fare mirë se qeveria socialiste në 8 vite ka dhënë vetëm një shpërblim për pensionistë dhe ai ka qenë 3.5 mijë lekë për pensionistët në qytet dhe 1.5 mijë lekë për pensionistët në fshat, madje ky shpërblim i dhënë vetëm një herë në 8 vite qeverisje, është dhënë vetëm për qëllimet elektorale të vitit 2005" tha Mëhilli.

k.k/NOA

KOMENTE