English

Plagosën dy të rinj, kapet autori i ngjarjes ndërsa kërkohen dy bashkëpunëtorët e tij

Durrës, 23 dhjetor, NOA - Tentuan të vrasin disa të rinj me armë zjarri, duke lënë të plagosur dy prej tyre. Bëhet fjalë për tre të rinj nga Durrësi, njëri prej të cilëve është mundur të kapet nga forcat e policisë.

Mësohet se ai është 19-vjeçari Orest Liço, ndërsa po punohet për kapjen e dy të tjerëve të dyshuar si autorë të ngjarjes, Gerald Domi dhe Bledi Xhani.

Që të tre kanë tentuar të vrasin me armë të rinjtë me inicialet D.R., Sh.D. dhe A.L. të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Fiat Punto.

Nga sulmi në fjalë, kanë mbetur të plagosur dy prej tyre të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe puna hetimore e saj çoi në identifikimin e autorëve të dyshuar si dhe arrestimin e njërit prej tyre, ndërsa vazhdon puna për kapjen e dy të tjerëve të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE